Shkup, 7 nëntor – Procesi gjyqësor për Kumanovën vazhdon edhe sot, megjithëse siç ka informuar ditë më parë prokurori publik, Naum Panovski, nga sot fillojnë seancat e mbyllura për opinionin, transmeton gazeta KOHA. Arsyeja e mbylljes së këtyre seancave, sipas Panovskit, bëhet për shkak të prezantimit të Masave të Veçanta Hetuese (MHV), si pjesë e prezantimit të dëshmive materiale kundër 37 të dyshuarve. Pas mbarimit të këtyre seancave, radhën do ta ketë pala mbrojtëse për prezantimin e dëshmive të tyre. Procesi gjyqësor për konfliktin në “Lagjen e Trimave”, vitin e kaluar, filloi më 9 shkurt të këtij viti, ndërsa deri më sot janë mbajtur 27 seanca, që sipas një hulumtimi të ekspertëve gjyqësor, buxhetit të shtetit i kanë kushtuar rreth 1.3 milion euro.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër