E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Kështu ka deklaruar ai përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës.

Pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, pika e dytë e rendit të ditës në seancën konstituive është betimi i 120 deputetëve të rinj.

“Që nga 23 marsi kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025, si dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar.  Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës së nëntë, po e përcjell edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Kurtit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm