E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Kurti në Greqi: Kemi nevojë për siguri në Kosovë, na duhet patrullimi i NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në panelin diskutues të organizuar nga The Economist në fjalën e tij ka treguar për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit.

Ai para penalistëve u shpreh se Kosova ka nevojë për rritje të sigurisë, pasi që vazhdimisht është nën kërcënime nga Serbia.

“Ministri i Punëve të Brendshme më 24 shtator, në mes të tre apo katër të mëngjesit, më tha se një nga policët tanë është vrarë nga terroristët dhe shtatë policë kosovarë kanë shkëmbyer zjarr mbi një orë mbi terroristët deri sa kanë arritur njësia speciale”.

Kurti, u shpreh se kanë nevojë urgjentisht që të rrisin sigurinë në Kosovë e kjo sipas tij është vërtetuar edhe nga sulmi i 24 shtatorit.

“Kemi nevojë për siguri për Kosovën, na duhet patrullimi i NATO-s dhe i Policisë sonë për një kohë të gjatë për shkak të Serbisë”.

Por, që po ashtu duhet të nis edhe zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë.

Ai ka ritheksuar se Kosova ka treguar gatishmëri, por që Serbia ka refuzuar pasi që pika më e rëndësishme e marrëveshjes sipas tij është njohja defacto.

“Por, në të njëjtën kohë ne duhet të zbatojmë marrëveshjen që kemi bërë, unë ofrova të nënshkruaj me 25 shkurt marrëveshjen dhe pastaj ofrova sërish të nënshkruaj marrëveshjen në Ohër më 18 mars, por Serbia nuk deshi të nënshkruajë sepse në krye të marrëveshjes ishte njohja defacto”.

Teksa, foli edhe për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai theksoi se unioni nuk mund të zgjerohet pa perspektiven e formës së brendshme.

“Unë guxoj të them se BE-ja nuk mund të reformohet pa perspektivën e zgjerimit dhe sikundër nuk mund të zgjerohet pa perspektivën e formës së brendshme”.

Për të shtatën herë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në shtetin e Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist.

Edhe më 16 korrik, kreu i ekzekutivit kishte udhëtuar për në Greqi ku kishte marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar SYMI i cili është themeluar nga ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.

Kërkesa e Kosovës për njohje të pavarësisë ekziston në Athinë prej shumë vitesh. Qeveria e Greqisë gjithashtu është treguar mjaft e hapur për bashkëpunim, duke pritur delegacione kosovare dhe duke bërë shpesh vizita zyrtare në Prishtinë.

Çështja e Kosovës ngritet shumë shpesh në agjendën e politikës së jashtme greke. Greqia ka qenë për një kohë të gjatë “mosnjohëse e butë” – përderisa nuk ka lëvizur drejt njohjes aktuale, ajo ka qenë mjaft e ngrohtë dhe konstruktive ndaj Kosovës në aspektin praktik. Madje, ajo ka zhvilluar marrëdhënie më të afërta me Kosovën në krahasim me shumë shtete njohëse.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm