Partitë politike në Kosovë kanë vijuar gjatë fushatës me akuza dhe kundër akuza mes tyre. Kryeministri Albin Kurti pati një mesazh për prokurorinë e shtetit.
“Fatkeqësisht prokuroria e shtetit është shndërruar në parti politike opozitare. Por edhe ato kanë me i humb zgjedhjet më 9 shkurt sikur edhe partitë e tjera opozitare. Pas 9 shkurtit ata nuk do të kenë as deputetë në kuvend, qysh mundet me i pas ndonjë parti opozitare, nëse ka fat me kaluar provën”.