E shtunë, 7 Shtator, 2024
27.8 C
Skopje

Kush me kënd do të luftojë nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore?

Sot, bota është në prag të një konflikti i cili është gati të shpërthejë sidomos pas situatës kaotike në Siri. Bombardimet amerikane në bazën ajrore ushtarake në Siri, kanë sjellur përçarje reth botës, disa për e disa kundër regjimit të Bashar Al-Assadit. Fuqitë botërore tashmë kanë zgjedhur anën e tyre se kënd e përkrahin dhe ndarjet janë të dukshme, shkruan Telegrafi serb. Prandaj nëse dështon një parandalim i eskalimit të situatës në Siri, edhe mediat botërore kanë njoftuar se do të ishte e pashmangshme edhe shpërthimi i Luftës së Tretë Botërore, transmeton lajmi.net Britania e Madhe, Izraeli, Kanadaja, Gjermania dhe Turqia e kanë akuzuar ashpër presidentin e Sirisë sidomos pas sulmit të dyshuar kimik gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë është shteti i Rusisë, i cili ka dalur kundër SHBA-së pas sulmeve ajrore, duke e akuzuar Donald Trumpin për shkelje të ligjit ndërkombëtar. Britania e Madhe dhe Izraeli, gjithashtu kanë vlerësuar lartë përgjigjen e Amerikës. Ky veprim, në mënyrë indirekte i vë ata në konflikt me vendet si Rusia, Libani, Iraku, Irani, Algjeria dhe Venezuela, që gjithmonë kanë qenë në mbështetje të Assadit. Franca dhe Gjermania kanë sugjeruar se Assad mban përgjegjësinë e vetme për sulmet amerikane. Njëzëri, dy shtetet kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët të kancelares Merkel, dhe presidentit Hollande. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte përshëndetur sulmet ajrore të SHBA-së, duke shtuar se përdorimi i armëve kimike është i patolerueshëm. Akuza ka pasur edhe ndaj shtetit të Libanit se ishte Hezbollahu ai i cili ka qenë i njoftuar për përdorimin e armëve kimike në Siri. Shteti i Australisë ka thënë se sulmet ishin një përgjigje e shpejtë ndaj krimeve tronditëse që po bëhen në Siri. Duarkryq nuk ka qëndruar as Evropa. Komisioni Evropian dhe zyrtarët e lartë, Juncker dhe Donald Tusk kanë rëndë dakord se sulmi ishte i drejtë, pasi kur përdorën armët kimike atëherë kalohet çdo kufij. Qëndrim të njëjtë ka pasur edhe Arabia Saudite e cila ka përgëzuar vendimin e guximshëm të Trumpit, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë diçka për të parandaluar krimet kundër njerëzimit që bëhen në shtetin sirian. Kurse në anën e Rusisë dhe Sirisë, është edhe Irani shtet i cili i ka dënuar ashpër sulmet e Amerikës, duke thënë se ajo vetëm i shton aktet terroriste, ku bëhet e ditur se shteti iranian i ka dhënë përkrahje Assadit që të vazhdojë tutje. Pra duke u bazuar në këtë ndarje në njërën anë kemi Rusinë, Libanin, Irakun, Iranin, Algjerinë dhe Venezuelën, kurse përballë tyre del të jetë SHBA me shumë shtete tjera si Franca, Gjermania, Britania, Arabia, Kanadaja, Australia, Turqia dhe shtetet e tjera të Evropës. Sulmi ajror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ardhur pasi ka pasur dyshime të faktuara se regjimi i Assadit ka përdorur armë kimike kundër popullatës civile në Siri.

Artikuj të ngjajshëm