E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-2.2 C
Skopje

Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë dy seanca plenare.

Në kuadër të seancës së 33-të, deputetët do të debatojnë rreth Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, me procedurë të shkurtuar.

Në rendin e ditës të seancës së 27-të është vetëm një pikë – Propozimi i ligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Instrumentin ndërmjet Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për  Marrëveshjet e veçanta për zbatimin e mbështetjes nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm