E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Lady Gaga thotë se e ka “shitur shpirtin” te Iluminatit

Këngëtarja Lady Gaga ka tronditur me rrëfimin e saj të fundit ku shprehet se është penduar rëndë që e ka “shitur shpirtin e saj te forcat e errëta të Iluminati”. Në dokumentarin që pritet të dalë së shpejti të titulluar “Gaga: Five Foot Two” portreti i një ylli të trazuar”, këngëtarja tregon mes të tjerash se vuan nga një sëmundje e rëndë muskulore e njohur si “Fibromialgia”, për të cilën beson se i është shfaqur për shkak se ka lejuar Satanin të hyjë në shpirtin e saj përmes organizatës sekrete të Iluminati.

Ajo tregon se gjithçka nisi në vitin 2006  në Nju Jork, teksa pas një performance i ishte afruar një person i moshuar që i kishte thënë se ishte perfekte për t’u bërë e famshme në favor të disa kushteve.

“Ishte një shfaqje e bukur dhe mora shumë duartrokitje. Isha duke pirë cigare dhe mendoja se doja përsëri kokainë, ose më mirë, doja më shumë nga gjithçka, kur erdhi një burrë i moshuar me kostum, dhe më pyeti: ‘Mendoj se ti ke gjithçka që duhet. A e do ti këtë?’. Unë e pyeta për çfarë e kishte fjalën. Ai buzëqeshi dhe tha: Gjithçka, suksesin, famën, pushtetin, paratë. A dëshiron gjithçka?”. ”Unë fillimisht nuk e kuptoja por pasi u binda që ishte shumë i fuqishëm, u ula në gjunjë dhe e pyeta se kë duhet adhuroj. E pashë në sy dhe i thashë se doja të kisha gjithçka, se do të bëja gjithçka për ta pasur”.

Ajo më tej shton se është penduar për kontratën e saj duke thënë se kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë të mos bien nën këtë tundim.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm