E diel, 9 Shkurt, 2025
-5.2 C
Skopje

Lady Gaga u përgjigjet thashethemeve rreth shtatzënisë

Këngëtarja Lady Gaga, ka mohuar se është shtatzënë me disa fjalë nga teksti i këngës së yllit Taylor Swift

 

Taylor Swift duke kënduar live këngën “Down Bed”:

“Nuk jam shtatzënë, vetëm po qaj në palestër”, ka shkruar Gaga pasi ndau një video në rrjetin social TikTok, duke iu referuar tekstit të këngës së Swiftit, “Down Bad”.

Përveç kësaj ajo iu tha adhuruesve të saj të regjistrohen për të votuar.

Kolegia e Gagas, Swift, i doli në mbrojtje këngëtares, duke thënë se nuk do të duhej askush ta komentonte trupin e një gruaje.

“A pajtohemi të gjithë se është sjellje e keqe të komentohet trupi i një gruaje. Gaga nuk ka nevojë t’i japë askujt shpjegime e madje as grave të tjera”, është cituar të ketë thënë Swift, raporton The Hollywood reporter.

Thashethemet se Gaga është shtatzënë nisën pasi ajo u shfaq në dasmën e motrës së saj, ndërsa barku i dukej i rrumbullakosur.

Këngëtarja aktualisht është duke punuar në albumin e saj të shtatë me radhë, si dhe në filmin “Joker: Folie a Deux”, i cili pritet të lansohet në muajin tetor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm