Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bënë hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kështu tha diplomati sllovak, në një shkrim përmbledhës të ngjarjeve kryesore javën e kaluar, ku sipas tij, ngjarja kryesore ishte padyshim takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut, më 2 maj në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç.
“Palët bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve”, shkroi ai.
Sa i përket Draft-Statutit të paraqitur nga Ekipi Menaxhues, diplomati u shpreh se ai “nuk ishte final”, por se shpalosja fillestare e saj “ishte pikënisje e rëndësishme” për takimin e ardhshëm në nivel kryenegociatorësh, i cili pritet të mbahet këtë muaj ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç-it.
Lajçak gjithashtu komentoi edhe zotimin për Deklaratën për Personat e Pagjetur e cila u miratua nga të dy liderët, për të cilën u shpreh “i kënaqur” që tashmë është arritur pajtim “për të qartësuar vendndodhjet” e njërëzve të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Jam i kënaqur që të dy liderët janë pajtuar për të punuar bashkërisht në qartësimin e vendndodhjeve të njerëzve që janë zhdukur gjatë luftës. Ne mirëpresim miratimin nga palët të Deklaratës së Personave të Pagjeturr dhe presim që të ketë përparim në mbylljen e kësaj çështje të mbetur për rastin e personave të humbur”.
“Ne mirëpresim miratimin e Deklaratës për Persoant e Pagjetur dhe presim përparim në mbylljen e çështjes së mbetur të personave të pagjetur. Kjo jo vetëm që do t’u ndihmojë familjeve të gjejnë pa1qqe por edhe të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Lajçak.(Albanianpost)