Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, këtë të hënë të 21 tetorit është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Lajmi i pa zyrtarizuar ende nga institucionet e drejtësisë u konfirmua nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit në një dalje televizive u pyet nga gazetarët se çfarë mendonte për arrestimin, Berisha u shpreh se ishte tërësisht politik.
Sa i takon lidhjes së ish-presidentit të vendit dhe SPAK, ai është thirrur në ambientet e Prokurorisë për çështjen e njohur CEZ-DIA.
“Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje”.
Ka qenë ky komenti i vetëm i Metës, përpara se të futej për të dëshmuar në SPAK.
Lidhur me këtë çështje ndërkaq, të enjten e 7 shtatorit është liruar nga burgu Kastriot Ismailaj i cili ka qenë i akuzuar për përfshirje në dosjen CEZ-DIA.