E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Lajm i keq për Milan, Emerson Royal do të mungojë të paktën 2 muaj

Një lajm i keq për trajnerin e Milan, Conceiçao, që nuk do të ketë në dispozicion për një kohë të gjatë mbrojtësin brazilian Emerson Royal. Rezultatet e testeve instrumentale që iu nënshtrua mbrojtësi kuqezi pas ndeshjes kundër Girona (fituar 1-0) zbuluan një dëmtim të pulpës së djathtë.

Një dëmtim mjaft i rëndë që do ta detyrojë brazilianin të qëndrojë pushim për një periudhë të gjatë. Nisur nga situata, sipas mediave italiane, Emerson Royal duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj.

Ai u detyrua të largohet nga fusha në minutat e para të ndeshjes së Champions League kundër Girona. Një dëmtim që mund të detyrojë klubi të ndërhyjë sërish në merkaton e janarit.

Me brazilianin jashtë për 2 muaj, Calabria të pezulluar por edhe Jimenez e Walker jashtë ndeshjeve ndërkombëtare, Milan do të duhet të përballet me Dinamo e Zagreb në ndeshjen e radhës në Champions me një numër të kufizuar lojtarësh në mbrojtje.

 

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm