Banorë të Haraçinës, por edhe burime jozyrtare nga policia, për gazetën KOHA thonë se të shtënat me kallashnikov ndaj kryetarit të Haraçinës duket se kanë ardhur nga personat e njëjtë që vitin e kaluar u futën në zyrën e kryetarit Ridvan Ibraimi dhe e goditën.
Bëhet fjalë për një të dyshuar – një djal i një familje të madhe në Haraçinë, familjes Ajvazi, i njohur për disa vepra penale dhe që kërkohet nga drejtësia e Maqedonisë.
“Dyshimet e para janë se, bëhet fjalë për të njëjtin person që vitin e kaluar, i armatosur hyri dhunshëm në komunë dhe sulmoi fizikisht kryetarin Ibraimi”, thonë pët KOHA burime policore.
Ndryshe, i lënduar ka mbetur A.A. djelai i shoferit të kryetarit dhe një tjetër me emrin Eshtref. Të lënduarit janë dërguar në Qëndrën Urgjente në Shkup. (koha.mk)