E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

LAJMI I FUNDIT: Katër ish-ministra shqiptarë të akuzuar, asnjë i Qeverisë aktuale!

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Koçani, sot e zgjeruan hetimin lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit ndaj edhe 19 personave të rinj. Të gjithë ata dyshohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

Bëhet fjalë për persona zyrtarë, ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini, Bekim Neziti dhe Driton Kuçi, si drejtorin aktuale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, të cilët në periudhën nga viti 2012 deri më 16.03.2025, së bashku por secili nga aspekti i pozitës, kompetencave dhe përgjegjësive të veta, nuk kanë vepruar sipas rregulloreve për masat e mbrojtjes dhe me këtë kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve si dhe për pasuri në përmasa të mëdha, shkruan gazeta KOHA.

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, policia kishte marrë nga shtëpitë e tyre ish-ministrin Bekim Neziri dhe Valon Saraçini, ndërsa i ështl ftesë edhe ish-ministrit, aktualisht ambasador i Maqedonisë në Oslo të Norvegjisë, Driton Kuçi. Por, është për tu habitur se, edhe pse tragjedia në Koçan ndodji në mars dhe kjo Qeveri udhlheq me shtetin për rreth 10 muaj, asnjë zyrtar i lartë aktual madje nuk është marrë në pyetje! As ministri aktual i Policisë, Pançe Toshkovski dhe as ai i Ekonomisë, Besar Durmishi.

“Ndër të dyshuarit e rinj janë inspektorë ndërtimorë të autorizuar në Komunën e Koçanit, drejtorë dhe një inspektor i përgjithshëm nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra të ekonomisë, sekretarë shtetërorë dhe persona të tjerë zyrtarë nga ai ministri, si dhe inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas njoftimit, ekzistojnë dyshime se “veprimet dhe lëshimet e tyre të paligjshme në vazhdimësi kanë çuar në atë që kabareja KLUB PULSE në Koçan që nga fillimi e deri në ndodhjen e zjarrit të vazhdojë të ushtrojë veprimtari hotelierike pa plotësuar kushtet ligjore për këtë dhe duke shkelur të gjitha rregullat e sigurisë për jetën e personave që e vizitonin objektin”.

Në paraburgim vazhdon të jetë edhe ish-ministri Kreshnik Bekteshi, i dyshuar dhe i ngarkuar me padi nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

Ndryshe, si pasojë gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike më 16.03.2025, në performancën e grupit muzikor DNK, u shkaktua zjarr në të cilin humbën jetën 61 persona, ndër ta 6 fëmijë, dhe u plagosën edhe 197 persona, prej tyre 25 fëmijë.

Me këtë, deri sot, Prokuroria e Koçanit ka nisur hetime ndaj gjithsej 45 persona fizikë dhe tre persona juridikë lidhur me zjarrin. Tash numri shkon në 64. Një prej tyre, pas hapjes së hetimeve, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në zjarr, dhe për këtë arsye, pas sigurimit të plotë të dokumentacionit mjekësor, procedura ndaj tij do të ndalet. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm