E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Lakers dhe Golden State në krizë

Ekipi i Lakers rikthehet të luajë në shtëpi pas shtyrjes së dy ndeshjeve për shkak të zjarreve në Los Anxhelos. Kalifornianët u  mundën 126-102 në shtëpi nga San Antonio. Tri lojtarë të Spurs realizuan nga 23 pikë secili, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Davis për vendasit.

Humbet edhe skuadra e Golden State, që u mund 104-101 nga Toronto. Curry realizoi 26 pikë për miqtë por që s’mjaftuan, ndërsa për kanadezët u dallua Barnes me 23 pikë. Pa probleme fiton Minnesota, 120-106 ndaj Washington, sfidë ku Anthony Edwards e mbylli me 41 pikë.

Fiton skuadra tjetër e Los Anxhelosita, ajo e Clippers, që mundi 109-98 Miami. Powell me 29 pikë e Harden me 26 pikë bënë diferencën në fushë për vendasit. Fitore në sekondat e fundit për Houston, që mundi 120-118 Memphis, sfidë ku u dallua Jalen Green me 42 pikë.

NBA

Washington – Minnesota, 106-120

New York – Detroit, 119-124

Toronto – Golden State, 104-101

Houston – Memphis, 120-118

Clippers – Miami, 109-98

Lakers – San Antonio, 102-126

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm