E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Lakers korrin suksesin e katërt radhazi, Cleveland mbron kreun në Konferencën e Perëndimit

Cleveland mbetet në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 110-91 ndaj Detroit. Të gjithë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që fituan 112-107 në fushën e Charlotte. Mbrëmje magjike për Anthony Davis, që realizoi 42 pikë e 23 rebound, mbështetur edhe nga LeBron James me 22 pikë.

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Miami, që mundi 125-119 Orlando. Tyler Herro me 30 pikë u dallua për vendasit. Fitore në sekondat e fundit për Phoenix, që falë 50 pikëve të dyshes Booker-Durant mundi 111-109 Clippers.

Zhgënjen Boston, që në fushën e tij u mund 114-11 nga Houston. Brooks me 36 pikë e Thompson me 22 u dalluan për miqtë. Skuadra e Chicago triumfoi 129-121 ndaj Denver, sfidë ku kolektiviteti i Bulls bëri diferencën (7 lojtarë shënuan mbi 10 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Lakers, 107-112

Cleveland – Detroit, 110-91

Boston – Houston, 112-114

Brooklyn – Sacramento, 96-110

Miami – Orlando, 125-119

New York – Memphis, 143-106

Toronto – New Orleans, 113-104

Chicago – Denver, 129-121

Minnesota – Atlanta, 100-92

Dallas – Washington, 130-108

Utah Jazz – Milwaukee, 110-125

Phoenix – Clippers, 111-109

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm