Vijon sezoni me hope i Lakers, që sot pësuan humbjen e tretë radhazi, pasi u mundën 118-106 nga Orlando. Wagner me 32 pikë e Banchero me 30 u dalluan për Orlando, duke i bërë të pavlefshme 56 pikët e dyshes Doncic-James.
Jashtë fushe fiton skuadra e Boston, që mundi 113-95 Sacramento. Vendimtar stoli i skuadrës mike, nga ku erdhën 46 pikë. Humbje në sekondat e fundit për Milwaukee, që u mund 108-106 nga Phoenix. Kevin Durant me 38 pikë ishte lider në fushë.
Moment të mirë po kalon Indiana, që korri fitoren e pestë radhazi pas triumfit 119-103 ndaj Minnesota (Haliburton 24 pikë). Fiton edhe skuadra e Dallas, 120-101 ndaj Brooklyn, sfidë ku diferencën në fushë e bëri Naji Marshall me 22 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Minnesota, 119-103
Orlando – Lakers, 118-106
Washington – Toronto, 104-112
Brooklyn – Dallas, 101-120
New Orleans – Philadelphia, 112-99
Denver – Chicago, 119-129
Phoenix – Milwaukee, 108-106
Sacramento – Boston, 95-113