E shtunë, 22 Mars, 2025
16.8 C
Skopje

Lakers pëson humbjen e tretë radhazi, ngjitet Golden State, fitojnë Chicago e Orlando

Humbja e tretë radhazi për Lakers, që u mund 126-106 nga Milwauke, në një ndeshje të komanduar nga vendasit. Luka Doncic realizoi 45 pikë për kalifornianët, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë (mungoi LeBron). Për Bucks, katër lojtarë realizuan mbi 20 pikë.

Ngjit shkallët në renditje skuadra e Golden State, që falë një loje të mirë kolektive (tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë) mundi 130-104 Sacramento. Fiton edhe Orlando, që mundi 113-93 New Orleans, ndeshje ku u dallua Paolo Banchero me 34 pikë e 11 rebound.

Buzëqesh skuadra e Chicago, që mundi 115-110 Brooklyn, një përballje e hapur deri në fund. Coby White me 31 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls. Fitore në sekondat e fundit për Washington, që mundi 129-125 Detroit, ku vendimtar ishin 51 pikët e lojtarëve të stolit.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Washington, 125-129

Milwaukee – Lakers, 126-106

Chicago – Brooklyn, 116-110

New Orleans – Orlando, 93-113

Golden State – Sacramento, 130-104

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm