E diel, 20 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Leao sfidon Interin: Ka ende shumë ndeshje. Titulli duket i vështirë, por jo i pamundur

Rafael Leao e njeh mirë renditjen e Serie A, me të vërtetë shumë mirë. Interi po marshon drejt “stacionit” që, sipas shumë njerëzve, tani duket si “ylli i dytë”. Megjithatë, Milani nuk dëshiron të dorëzohet, as portugezi, i cili pas ndeshjes kundër Rennes për “play-off”-in e “Europa League” nuk pranoi dorëzimin.

Përkundrazi, e nisi sfidën ndaj Interit të Simone Inzaghit, nga distanca: “Kanë mbetur edhe shumë ndeshje”. Leao flet qartë. Milani bind, përsa i përket performancës, si ndaj Rennes, ashtu edhe në përgjithësi: “A kam ëndrra apo dëshira për titullin? Po, sepse mungojnë edhe shumë ndeshje deri në fund.

Natyrisht, është e vështirë, por jo e pamundur. Skuadra e di që çdo ndeshje kampionati është e rëndësishme dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar deri në fund. Jemi të fortë dhe kemi besim se mund të arrijmë në majë”.

Pastaj, një parantezë e lidhur me Theo Hernandez. Milan “fluturon” në të majtë dhe bën shumë mirë edhe falë bashkëpunimit mes të dyve: “Theo e bën lojën time të lehtë, është një lojtar shumë i fortë. Kur më jep topin, unë tashmë e di ku shkon ai. Kur Theo niset nga pas, askush nuk e ndalon dot.

Pastaj është Olivier Giroud që shkon në shtyllën e afërt. Është një hapësirë ​​në mes të zonës kundërshtare, ku ne mund të luajmë me sy mbyllur. Është shumë e lehtë të luash me lojtarë të tillë. Jam me fat që kam shokë skuadre me këtë cilësi”.

Që nga fillimi i vitit 2024, Milani ka demonstruar një gjendje të jashtëzakonshme të formës: 7 fitore në 9 ndeshje. Vetëm barazimi ndaj Bologna në kampionat dhe humbja ndaj Atalantës në Kupën e Italisë e ngadalësuan ecurinë e kuqezinjve.

Në Serie A, më pas 5 fitore në 6 ndeshje. 16 pikë të grumbulluara nga 18 në dispozicion. Me një ecuri të tillë, a kanë të drejtë Milani dhe Rafael Leao të ëndërrojnë titullin?

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm