Pavarësisht moshës, LeBron James nuk ndalet, duke realizuar 37 pikë në fitoren 105-104 të Lakers ndaj Houston në NBA. Ky është suksesi i dytë radhazi për kalifornianët, që ngjitin shkallët në renditje. Mirë u paraqit edhe Davis me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket.
Fiton edhe Philadelphia, që mundi 121-99 Brooklyn jashtë fushe, duke konsoliduar vendin e dytë në Lindje. Joel Embiid realizoi 32 pikë e 12 rebound, mbështetur nga Maxey me 25 pikë e Melton me 21 pikë. Humbet sërish ekipi i Dallas, që u mund 121-109 nga Cleveland, sfidë ku u dallua Sabonis me 32 pikë e 13 rebound.
Në krye të renditjes në Lindje qëndron Boston, që fitoi në fund 102-100 ndaj Memphis jashtë fushe. Porzingis me 26 pikë ishte lider në fushë për Celtics. Pas kohës shtesë fiton Phoenix, që mundi 140-137 Utah Jazz, sfidë ku Kevin Durant realizoi 39 pikë e 10 asist për Suns.
NBA-Rezultatet e sotme
Brooklyn – Philadelphia, 99-121
Toronto – Detroit, 142-113
Indiana – Orlando, 116-128
Dallas – Sacramento, 113-129
Memphis – Boston, 100-102
Utah Jazz – Phoenix, 137-140
Portland – Oklahoma, 91-134
Lakers – Houston, 105-104