E shtunë, 15 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Lëkundjet sizmike “shkundin” Greqinë, rrëshqitje dheu në Gjirin e Athinios

Tërmetet e forta që kanë goditur Greqinë ditët e fundit kanë shkaktuar problematika në Gjirin e Athinor. Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë e lëkundjeve ka pasur rrëshqitje dheu gjë e cila ka shkaktuar panik tek banorët dhe vizitorët.

Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme, pluhuri i madh ka pushtuar zonën pas një rrëshqitje dheu. Për shkak të kësaj situate, u vendos që të ndalohet aksesi në tre zona të Santorinit. Mediat raportojnë se intensiteti sizmik në zonë është intensifikuar dhe lëkundjet janë shtuar. Sipas raportimeve, në orët e fundit janë regjistruar të paktën 10 lëkundje në orë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm