E shtunë, 25 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Lemon8 zëvendësuese e TikTok, a mund të funksionojë “motra” e aplikacionit?

TikTok mund të ndalohet në SHBA dhe përdoruesit tashmë kanë nisur kërkimin për një platformë zëvendësuese. Lemon8 duket se mund të jetë përgjigjja, por si do të jetë kjo zhvendosje? TikTok po qëndron nën një re të errët dhe duke qenë se kompania e saj mëmë, Bytedance nuk ka pranuar ta shesë te një kompani tjetër jo kineze, 19 janari mund të shënojë mbylljen e tij. Sipas qeverisë federale, siguria komëbtare e SHBA-së kërcënohet nga TikTok sepse të dhënat e saj mund t’i kalojnë qeverisë kineze. Deri më tani nuk janë publikuar prova për këtë.

TikTok përdoret nga thuajse 100 milionë maxhorenë në SHBA dhe ka një total prej 150 milionë përdoruesish aktivë në vend. Këta të fundit janë në kërkim të një platforme tjetër dhe mund të jetë “motra” e TikTok, Lemon8.

Lemon8 vetëquhet “një komunitet jetese që funksionon falë TikTok”. Aplikacioni është në pronësi të Bytedance dhe u prezantua në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar në 2023. Ai është një përzierje e Instagram, TikTok dhe Pinterest. Pamja është e ngjashme me Instagram dhe Pinterest, me foto të kuruara për bukurinë, shëndetin, mirëqenien dhe stilin e jetesës, të renditura me kujdes. Duket si një shkrirje e çuditshme e shumë  aplikacioneve, por një ndryshim thelbësor. Jo çdo aplikacion  ka një algoritëm që të mban lidhur dhe të bën të rikthehesh. Algoritmi  i Lemon8 përngjan me atë të TikTok, pra rekomandon përmbajtje që bazohen te preferencat tuaja ose faqes “For You” që gjendet edhe në këtë aplikacion. Por kalimi s’do të jetë kaq i lehtë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm