E shtunë, 14 Qershor, 2025
29.8 C
Skopje

LEN: Mitrevski nuk dha premtim për çështjen e KSHZ-së

Grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim sot realizoi takim me kryetarin e ri të Kuvendit, Jovan Mitrevski, përcjell TV21. Nga LEN thonë se Mitrevski nuk ka dhënë premtim për tejkalim të problemit me anëtarin e opozitës shqiptare në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

 

Deputeti i LEN, Fadil Zendeli tha se nëse vazhdon të zvarritet procedura, do të shqyrtojnë mundësinë për padi ndaj kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska.

Jemi në kontakt edhe me zyrat avokative në Shkup, që të ngrejmë edhe një padi penale ndaj kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, nëse brenda ditëve në vijim ajo nuk e zhbllokon punën e Komisionit dhe nuk lejon që kandidati që është ligjor, kandidati i opozitës shqiptare, z. Abdush Demiri të kalojë”, theksoi Zendeli. (tv21)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm