E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Lëvizje kërmilli kundër korrupsionit

Shkup, 13 nëntor – Edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të zhvilluar dhe forcuar sistemet e tyre për parandalim të korrupsionit, përparimi i tyre është i ngadalshëm dhe shpesh mbetet vetëm në letër, thuhet në raportin e fundit të Transparency International. Ligje janë miratuar, por ato nuk zbatohen. Mediat e pavarura dhe shoqëria civile janë gjithashtu nën kërcënim, thuhet në raport. Ekspertët e kësaj fushe thonë se vendet nuk mund të sjellim vetëm ligje që premtojnë luftë kundër korrupsionit, por ato duhet të veprojnë në bazë të këtyre ligjeve. “Institucionet janë ata të cilët duhet t’i zbatojnë ligjet. Ligjet deri diku janë mirë, disa kanë nevojë për ndërhyrje, si ai për konflikt të interesit apo lufta kundër korrupsionit. Me rëndësi është që ato të zbatohen. Institucionet janë ato të cilët duhet ta bëjnë këtë, ndërsa pikërisht Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) është një organ i politizuar që punon në favor të partisë në pushtet”, tha Ana Janevska Deleva nga Transparency Macedonia. Në raport konkludohet se partitë politike janë më pak transparente. Ata posedojnë fuqi më të madhe, por është e vështirë të dënohen për korrupsion. Aty gjithashtu thuhet se bashkëpunimi mes gjyqësorit, Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit dhe Prokurorit publik për krimin e organizuar është i dobët, apo nuk ekziston fare. Nga ana tjetër, theksohet se emërtimi i anëtarëve të Komisionit anti-korrupsion dhe përzgjedhja e gjyqtarëve ka qenë e politizuar, kurse ndikimi politik mbi vendimet gjyqësore është prezent. “Republika e Maqedonisë për një periudhë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm