Bashkimi Europian ka qenë nën presion orët e fundit pas lëvizjeve diplomatike të SHBA-së në lidhje me Ukrainën. Presidenti francez Emmanuel Macron ka ftuar liderët europianë në një samit të hënën e ardhshme në Paris për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Njoftimi është bërë sot përmes ministrit të Jashtëm polak Radoslaë Sikorski, pasi lëvizjet diplomatike të administratës së Trumpit të SHBA-së për Ukrainën po shqetësojnë Europën. Ndërkohë kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se do të marrë pjesë në një takim të liderëve europianë.
“Ne duhet të tregojmë forcën dhe unitetin tonë”, tha ministri i Jashtëm polak në një postim në “X”. (Lapsi.al)