Shkup, 10 nëntor – Partia Liberale i konfirmoi listat e kandidatëve për pesë njësitë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të caktuara për më 11 dhjetor. Bartës i listës së kandidatëve në Njësinë e parë zgjedhore do të jetë kryetari i PL-së, Ivon Veliçkovski, ndërsa nënkryetari i partisë Kire Buzliev është bartës në Njësinë e dytë zgjedhore. Në të tretën, bartës i listës është Danço Markovski, ndërsa në të katërtën Danica Jovanovska. Në njësinë e pestë zgjedhore, listën do ta kryesojë Kice Mickovski. Partia sot kumtoi se Komiteti ekzekutiv është autorizuar që t’i konfirmojë listat eventuale të kandidatëve për Njësinë e gjashtë dhe të shtatë zgjedhore. Listat e kandidatëve të PL-së për pesë njësitë zgjedhore janë konfirmuar në seancën e mbrëmshme të Komitetit zgjedhor në të cilin mbajti fjalim kryetari i partisë Ivon Veliçkovski. Ai, mes tjerash theksoi se pas 22 viteve, PL-ja sërish në mënyrë të pavarur do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër