Udhëheqësi i administratës së re të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, shprehu optimizëm se 14 milionë sirianë të zhvendosur do të kthehen në vendin e tyre brenda dy viteve pas rënies së regjimit të Bashar Asadit, transmeton Anadolu.
Duke folur me regjisorin e filmave dokumentarë me seli në Dubai dhe krijuesin e përmbajtjeve në YouTube, Joe HaTTab, në një video që u transmetua të dielën, Al-Sharaa theksoi se pas rënies së regjimit Baath që ishte në pushtet për 61 vjet, sirianët që u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre tashmë janë duke u kthyer.
“Kam besim se 14 milionë sirianë do të kthehen në vendin e tyre brenda dy viteve. Vetëm rreth 1 deri në 1,5 milion do të mbeten jashtë vendit”, tha ai.
Al-Sharaa kritikoi regjimin e rrëzuar për përdorimin e institucioneve shtetërore për të shtypur dhe dominuar popullsinë, duke organizuar institucione për të shtypur njerëzit dhe duke përdorur taktika si tortura dhe vrasjet.(Tv21)