Përveç Ligës së Europës, mbrëmjen e sotme luhen edhe 15 sfida të Ligës së Konferencës, të cilat ndahen në orën 18:45 dhe 21:00.
Legia e Ernest Muçit luan një sfidë të vështirë përballë Aston Vilës në orën 18:45, e cila është një nga pretendentet për ta fituar këtë sezon.
Në orën 21:00, vëmendja e të gjithë shqiptarëve është te Ballkani i Ilir Dajës, me kampionët e Kosovës që ndeshen në transfertë përballë Plzen. Kjo është hera e dytë radhazi që Ballkani merr pjesë në grupet e Ligës së Konferencës, teksa kësaj radhe do të kërkojë të shkruaj një tjetër histori, atë të kualifikimit në fazën tjetër.
NDESHJET:
AINTRAHT FRANKFURT – ABERDIN 18:45
FENERBAHÇE – NORDSJELLAND 18:45
FERENCVAROSH – ÇUKARIÇKI 18:45
GENK – FIORENTINA 18:45
HJK – PAOK 18:45
LEGIA – ASTON VILA 18:45
LUDOGORETS – TRNAVA 18:45
ZRINJSKI – AZ ALKMAR 18:45
KLUB BRYZH – BESHIKTASH 21:00
DINAMO ZAGREB – ASTANA 21:00
ZORIA – GENT 21:00
LUGANO – BODO/ GLIMT 21:00
MAKABI TEL AVIV – BREIDABLIK 21:00
PLZEN – BALLKANI 21:00
SLLOVAN BRATISLAVA – KLAKSVIK 21:00