Liga e Konferencës luan sfidat e fundit në grupe, me shumë skuadra që kërkojnë kualifikimin, përfshirë këtu edhe Ballkanin e Ilir Dajës.
Në orën 21:00, kampionët e Kosovës luajnë në transfertën kroate përballë Dinamos së Zagrebit dhe një fitore e mundshme, plus një rezultat negativ të Astanës përballë Plzen do t’i mundësonte kualifikimin historik Ballkanit.
Në fushë zbret dhe Legia e Ernest Muçin, me polakët që presin AZ Alkmarin dhe një barazim do t’i mjaftonte për t’u kualifikuar më tej.
Gjithashtu mbrëmjen e sotme luajnë dhe pretendentët për ta fituar këtë trofe si Aston Vila, Aintraht Frankfurti, Fiorentina etj.
NDESHJET:
18:45 Aberdeen – Eintracht Frankfurt
18:45 Fenerbahce – Trnava
18:45 Ferencvaros – Fiorentina
18:45 Genk – Cukaricki
18:45 Legia – AZ Alkmaar
18:45 Ludogorets – Nordsjaelland
18:45 PAOK – HJK
18:45 Zrinjski – Aston Villa
21:00 Club Brugge KV – Bodo/Glimt
21:00 D. Zagreb – FC Ballkani
21:00 FK Zorya Luhansk- Breidablik
21:00 Lille – Klaksvik
21:00 Lugano – Besiktas
21:00 Maccabi Tel Aviv – Gent
21:00 Plzen – FC Astana
21:00 Slovan Bratislava – O. Ljubljana