Shkup, 28 shtator – Të dielën në program do të jenë takimet e xhiros së tetë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Kjo javë do të sjellë edhe derbin mes Strugës dhe Gostivarit, dhe Shkëndijës me Vardarin.
Kampionia aktual Struga nuk po arrin që të gjejë formën e duhur dhe kriza e saj ka bërë që ekipi të mbetet në mesin e renditjes në tabelë. Pikërisht këtë të diel Struga do të jetë nikoqire e liderit të ri, Gostivarit, skuadër kjo që është pa disfatë në kampionat, ndërsa javën e kaluar e fitoi derbin ndaj Shkëndijës, duke e mundur me rezultat 3-1. Dy ekipet do të kërkojnë pikët maksimale, sidomos Struga nëse dëshiron që të mbetet në garë për kreun, ndërsa për Gostivarin fitorja do të ishte stabilizim në pozitën e parë.
Futbollisti i Struga Trim Lum, para takimit me Gostivarin ka theksuar se ekipi është gati për këtë përballje edhe përkundër krizës që ka klubi do të japim më të mirën nga vetja për tu rikthyer në rrugën e fitoreve.
“Në fundjavë përballemi me ekipin e Gostivarit. Duke pasur parasysh se gëzojnë një formë të mirë dhe kanë futbollistë kualitativ, besoj se do të jetë një ndeshje e rëndë. Jemi të vetëdijshëm se ekipi ndodhet në një krizë, kur janë në pyetje ndeshjet e fundit, mirëpo jemi duke punuar maksimalisht për tu rikthyer në rrugën e fitoreve, pasi qëllimet tona dihen, të jemi në krye të tabelës së klasifikimit, ashtu edhe siç i ka hije një skuadre kampione”, theksoi futbollisti i Struga Trim Lum, Ard Kasami.
Duel interesant pritet të luhet edhe në Tetovë, ku Shkëndija e Tetovës do të jetë nikoqire e Vardarit. Sigurisht se në këtë përballje kuqezinjtë nga Tetova janë favorit absolut dhe se nuk duhet diskutuar se kush e fiton këtë ndeshje, pasi Varadari është në krizë dhe nuk ka ekip pretenduese për kreun e renditjes.
Në Shkup luhet derbi lokal i qytetit, ku Rabotniçki e pret FC Shkupin. Dy ekipet në ndeshjet e fundit nxorën vetëm barazim në fushë të tyre dhe që të dy ekipet do të jenë në kërkim të pikëve në këtë përballje për të mbajtur hapin me ekipet e kreut. Rabotniçki është pa disfatë në këtë sezon sikurse Gostivari dhe ka vetëm dy pikë më pak, ndërsa Shkupi po luan me formë të ndryshuar dhe është në pozitën e gjashtë në renditje.
Ndeshjet interesante do të jetë edhe ajo mes dy ekipeve tjera shqiptare të Ligës së Parë. Besa e Dobërdollit mori pikë të madhe në Çair dhe tani do të kërkojë më shumë në duelin ndaj Voska Sportit, që gjithashtu i mori një pikë të madhe Strugës, andaj pritet që ky duel të jetë mjaft i luftuar deri në frymën e fundit.
Java e tetë: Ora 14:00
Struga – Gostivari
Besa – Voska Sport
Rabotniçki – Shkupi
Shkëndija – Vardari
AP Brera – Pelisteri
Tikveshi – Sileksi.