E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

“Liria” rrezikon të nis mësimin me tre ndërrime   

Dëmet që shkakori tërmeti i 11 shtatorit nuk janë sanuar ende në shumë shkolla të Shkupit, ndërsa përveç dëmit fizik të objekteve, shkollat po vuajnë për thuajse dy muaj radhazi edhe çrregullimet në procesin mësimor. Nëse kompetentët do të vazhdojnë të mos marrin masa për rehabilitimin e objekteve, shkolla fillore “Liria” në Shkup rrezikon të nis mësimin me tre ndërrime ose dy paralele të saja të dalin në korridoret e shkollës. “Nuk do të kemi zgjidhje tjetër, përveçse ti nxjerrim në korridor dy paralele ose të fillojmë punën në tre ndërrime, gjë që është e ndaluar me Ligj”, thotë drejtori Talat Sadiku. Shkolla, plotëson më tej ai, edhe ashtu punon në kushte të jashtëzakonshme me dy klasa të improvizuara krahas 16 klasave të rregullta.

Mirëpo, pas tërmetit është shkuar edhe më larg me improvizimet. Konkretisht, është shtuar improvizim i një mësonjëtore në sallën e kinemasë, si dhe në sallën sportive që ndodhet në oborr të shkollës. Tërmeti në fjalë la pasoja të konsiderueshme në objektin e shkollës e të cilat nuk janë meremetuar ende, shpjegon drejtori. Me vendim të Inspektoratit Sizmologjik, në shkollën “Liria” janë mbyllur katër klasë dhe salla sportive brenda në shkollë, për cilat nuk mund të realizohet mësimi në to. Për gjendjen në fjalë janë të informuar institucionet kompetente, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Komuna e Çairit. Madje, siç tregon drejtori, është bërë edhe një inspektim i veçantë nga Komuna për të bërë vlerësimin e dëmit të shkaktuar…. (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm