Çmimi i benzinave pas mesnate do të lirohet për 1.5 denarë për litër. Një litër benzinë BS-95 do të kushtojë 84,5 denarë, ndërkaq BS-98, 86,5 denarë, përcjell TV21. Çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të ulet për gjysmë denari, respektivisht një litër naftë do të kushtojë 74 denarë, ndërsa një litër vaj ekstra i lehtë, 73,5 denarë, kumtoi KRRE.