E mërkurë, 19 Mars, 2025
8.8 C
Skopje

Lirohet Mazuti, çmimet e karburanteve tjera mbeten të njejta

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS nga sonte në mesnatë do të ulet për 1,451 denarë për kilogram, ndërsa çmimet e derivateve të tjera do të mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,65 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i Mazutit M-1 NS do të jetë 43,501 denarë për kilogram, EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 77,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 79,5, EURODIZEL (D-E V) për 72 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 71, 5 denarë për litër.

Nga KRE theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë rënë mesatarisht për 3,479 për qind, tek Dizeli për 2,367, tek Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 2,127 dhe tek Mazuti për 4,530 për. Kursi i denarit kundrejt dollarit me të cilin janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,0526 për qind.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm