E martë, 14 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

LSDM kërkon dorëheqjen e Cveta Ristovskës nga KSHPK për rastin me Bojan Hristovskin

LSDM kërkon dorëheqjen e Cveta Ristovskës nga Komisioni Antikorrupsion për shkak të dyshimeve për konflikt interesi pas vendimit lidhur me drejtorin e ASK-së, Bojan Hristovski, si dhe tërheqjen dhe rishqyrtimin e vendimit për rastin me diplomën e drejtorit të ASK-së dhe sqarimin e çështjes së parregullsive të mundshme në analizën e Inspektoratit shtetëror të arsimit.

“Faktet që janë publikuar nga mediat dhe janë plotësisht të disponueshme për publikun janë jashtëzakonisht shqetësuese.Ato e lëkundin besimin në KSHPK dhe komprometojnë pavarësinë dhe objektivitetin e saj në vendimmarrje. Është alarmant zbulimi se anëtarja e KSHPK-së, që ka qenë përgjegjës për këtë rast dhe ka referuar se me diplomën e Hristovskit “gjithçka është në rregull”, është edhe ligjërues në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment në Shkup – institucioni që ka lëshuar diplomën e diskutueshme. Nuk ka fare rëndësi nëse është paguar për këtë apo jo, tha në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Më raport në KSHPK, siç theksoi, është kontestuar diploma e Universitetit në të cilin Ristovska ka qenë profesoreshë në kohën kur Hristovki ka diplomuar brenda një viti.

“Kjo paraqet një bazë tjetër për një konflikt të drejtpërdrejtë interesi, i cili bie ndesh me Kodin e Etikës të KSHPK-së, ku është theksuar qartë se anëtarët nuk mund të vendosin për rastet kur ka konflikt interesi (neni 9). Nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël për një konflikt interesi midis atyre që duhet të luftojnë kundër një konflikti interesi. Ristovska duhej të përjashtohej nga ky rast. KSHPK duhet të jetë shembull, e jo të krijojë përshtypjen se po mbron dikë”, tha Kuzeska.

Veprimet shkruaj-fshi të Universitetit për turizëm dhe menaxhment, siç theksoi Kuzeska, nxisin shtesë dyshimet se qëllimi është të fshihet diçka nga publiku.

Theksoi se Ristovska është fshirë nga përbërja e stafit të universitetit, për t’u rikthyer dje përsëri në ueb faqen e Universitetit për Turizëm dhe Menaxhmen në Shkup.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka konstatuar se nuk ka bazë për veprim sipas ankesës për konflikt të interesit dhe korrupsion në emërimin e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski. Në seancë, KSHPK-ja konstatoi se Hristovski i plotëson kushtet për emërim sipas Ligjit për ANB, por theksoi se nuk ka kompetencë për ekspertizë të drejtpërdrejtë të disa dokumenteve.

Vendimi i KSHPK-së vijon pasi pasi në rastin e emërimit të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, të kontestueshme ishin certifikata e gjuhës angleze, e cila dyshohet se është lëshuar nga një studio e paautorizuar gjuhësore në Plovdiv të Bullgarisë, lidhur me lëshimin e certifikatave të rrejshme, diploma universitare, për të cilin kishte dyshime për vlefshmërinë nga Universiteti për turizëm dhe menaxhmen në Shkup, dhe dokumentet e përvojës së punës, ku u shtrua pyetja nëse Hristovski ka përvojë të mjaftueshme në pozicionet menaxhuese, si që parashikohet mr kushtet ligjore. Këto dyshime kanë qenë objekt hetimi nga KSHPK-ja dhe institucionet tjera kompetente.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm