E hënë, 17 Shkurt, 2025
2.8 C
Skopje

LSDM: Mickoski godet dhe kërcënon hetimin për Onkologjinë

Pas kësaj konferencë për media të kreut të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar LSDM-ja. Deputeti socialdemokrat Nenad Kociq tha se Hristijan Mickoski me veprimin e sotëm tenton të dëmtojë dhe të rrezikojë hetimin e Onkologjisë.

Nëse Mickoski vërtet ka prova, Kociq bëri thirrje që ato t’i dorëzojë në institucionet kompetente, para së gjithash në Prokurorinë Publike.

“Nga e di Mickoski se ky informacion nuk është më pjesë e hetimit? Paraqitja në publik do të thotë rrezikim i drejtpërdrejtë i hetimit të Onkologjisë.

Fshehja e provave gjithashtu është krim. Është e qartë se Mickoski me vetëdije po e rrezikon hetimin e Onkologjisë dhe pyetja është se cili është qëllimi i tij nëse dëshiron të pengojë drejtësinë? Për këtë hap të Mickoskit presim reagime nga institucionet kompetente”, tha Nenad Kociq, Deputet i LSDM-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm