LSDM-ja vlerëson se përçarjet brenda VMRO-DPMNE-së janë rezultat i pakënaqësive të mëdha nga Mickoski.
“Seria e sherreve, akuzave dhe lojërave në Shtëpinë e Bardhë tregojnë se sa të thella janë problemet e brendshme partiake në DPMNE. Fakt është se Hristijan Mickoski është një kopje e zbehtë e Nikolla Gruevskit. Dhe politika e tij e bllokimit të rrugës evropiane është gjithashtu vetëm një kopje e origjinalit”, shkruajnë në reagimin e tyre nga partia në pushtet.
Ata i bëjnë thirrje Mickoskit, të mos i përziej në përçarjet brendapartiake. (Alsatm)