E martë, 13 Maj, 2025
17.4 C
Skopje

LSDM: Qeveri hipokrite, marrëveshjen historike për korridorin 8 VMRO dikur e quante të kriminalizuar

LSDM e akuzon VMRO-në për hipokrizi lidhur me qasjen e e saj sot gjatë vënies së gurthemelit në ndërtimin e autostradës Tetovë – Gostivar.

Nga LSDM thonë se ky projekt ka qenë i tyre, të cilin VMRO e ka quajtur “krim historik”.

“Pikërisht projektin e ‘Behtel dhe Enka’ të cilin ata me muaj e kanë denigruar, bllokuar dhe e kanë quajtur ‘krim historik’, sot po e promovojnë me krenari. Nëse është ‘krim historik’, a do të thotë kjo se VMRO po hynë në krim. Një gjë është e qartë, hipokrizia e VMRO-së nuk ka kufij, por të paktën është mirë që po vazhdon realizimi i një projekti strategjik të LSDM-së”, thonë nga LSDM.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm