Kanë vazhduar edhe sot reagimet në lidhje me incidentit që ndodhi më 1 gushtë në aeroportin e Shkupit, ku Presidentes së Kosovës ,Vjosa Osmani, sigurimi i aeroportit tentoi t’i marrë telefonin privat, gjë që shkaktoi përplasje mes tyre.
Nga opozitarja LSDM presin që Ministria e Punëve të Brendshme dhe kontrolli i brendshëm sa më shpejt të dalin me informacione të detajuara për opinionin se çfarë ka ndodhur saktësisht në aeroportin e Shkupit. Ata theksoijnë se skandali në aeroport nuk mundet të anashkalohet dhe se LSDM i ka të gjitha informacionet.
LSDM
Ndërkaq, kanë reagur edhe Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët theksojnë se Presidenca e Kosovës i ka zbuluar të gjitha gënjeshtrat e siç thonë ata, vazalëve nga VLEN.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Komunikata e djeshme e presidencës kosovare i zbuloi të gjitha gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga VLEN për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit. Të gjithë eksponentët e VLEN kishin nga një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri tjetri, dhe që të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës, nga MPB dhe nga koncesioneri TAV”.
Sipas BDI-së, ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi.