Njerëzit janë të prirur të shpikin mënyra të ndryshme të argëtimit, andaj, nuk është për t’u befasuar që ata kanë krijuar dhe një mori festivalesh të çuditshme, ku argëtimi arrihet nëpërmjet betejave apo luftërave, ndërsa armët e “luftëtarëve” janë; pemët, perimet, apo dhe ushqimet në përgjithësi. Sigurisht se keni dëgjuar për festivalet Tomatina, San Fermin, O Entroido, Jarramplas…, që janë shndërruar në atraksione botërore të turizmit – gjatë të cilëve – lagjet e ndryshme, fshatrat, apo dhe qytetet e caktuara, vërshohen nga njerëzit që duan të jenë pjesë e këtij argëtimi të çmendur. Se si duken këto festivale, ku luftërat zhvillohen me domate, rrepa, portokaj, rrush, miell, salca…, mund të shihni në foto-galerinë që ua sjellim në vijim. Kënaquni dhe ndajeni më të tjerët.



