E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Lufta mund të marrë fund deri në mars

Në bisedimet e ardhshme mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump , Rusia do të kërkojë që Ukraina të ndërpresë lidhjet me aleancën e NATO-s dhe të bëhet një shtet neutral me një ushtri të kufizuar, shkruan “Bloomberg”. Putin është gjithnjë e më i bindur se ai ka dorën e sipërme në fushën e betejës në Ukrainë dhe është i vendosur të arrijë qëllimin e tij për të mbajtur Kievin jashtë NATO-s

Donald Trump mezi pret të marrë detyrën për të nisur negociatat e paqes mbi Ukrainën dhe hapi i parë do të ishte një takim me Vladimir Putin. Të hënën, më 20 janar, Trump do të marrë detyrën e Presidentit të SHBA-ve, që do të thotë se nga e marta do të fillojë “punën” dhe siç ka bërë të ditur në një intervistë për Newsmax, ai do të merret me konfliktin në Ukrainë. Çështja e negociatave të paqes është bërë çështje e prestigjit të tij personal, jo vetëm politik.

Ai dëshiron të fillojë mandatin e tij të dytë me stil, duke lënë në hije të gjithë rreth tij dhe madje të hyjë në histori dhe ai mendon se përfundimi i luftës në Ukrainë do të ishte fillimi shumë efektiv dhe dramatik i presidencës amerikane, megjithëse tashmë është e qartë se do të të mos jetë aspak e lehtë sepse të dyja palët e interesuara, Ukraina dhe Rusia, kanë rezerva dhe kushte që janë të vështira për t’u përmbushur dhe nuk janë të gatshme për kompromise të mëdha.

PLANI I TRUMPIT

Trump thotë se një nga lëvizjet e para pas hyrjes në Zyrën Ovale do të jetë takimi me liderin rus Putin dhe deri atëherë ata të dy mund të bisedojnë me telefon sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk dihet ende se kur mund të zhvillohet takimi mes dy liderëve, por spekulohet se mund të ndodhë në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

Megjithatë, mediat amerikane, duke iu referuar burimeve pranë Trump, thonë se propozimet e para të paqes do të prezantohen zyrtarisht në fund të marsit ose në fillim të prillit. Përkatësisht, Trump beson se “ka vetëm një strategji për t’i dhënë fund luftës”, dhe kjo varet nga Putini. Kuptohet, Trump thotë se nuk mund ta imagjinojë se Putini është shumë i emocionuar me mënyrën se si po shkojnë gjërat për të (në fushën e betejës).

TAKIMI ME PUTININ

Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, thotë se “një bisedë telefonike mes dy presidentëve mund të pritet në ditët dhe javët në vijim”. Waltz tha se telefonata do të ishte “hapi i parë” drejt një takimi të ardhshëm midis Trump dhe Putin dhe se “përgatitjet për takimin janë në lëvizje të plotë”. Sigurisht, disa media amerikane njoftojnë se Trump mund të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në të njëjtën kohë.

“Nuk e kemi përcaktuar ende strukturën e saktë të takimit të ardhshëm, por jemi duke punuar për të”, është përgjigjur Waltz në pyetjen e një gazetari nëse Zelenski do të marrë pjesë në atë takim, transmeton portali rus Meduza. Waltz shtoi se situata në frontin ruso-ukrainas duhet të stabilizohet “përpara se të arrijmë ndonjë marrëveshje”. Do të donim që të ndodhte një armëpushim, thotë Waltz, sepse sipas tij, do të ishte “hapi i parë pozitiv nga të dyja palët”.

KUSHTET E RUSISË

Kremlini është i kujdesshëm dhe i përmbajtur në lidhje me njoftimet e Trump. Ata thonë se “është shumë herët për të folur për një takim të mundshëm midis Putinit dhe Trump”. Në bisedimet e ardhshme mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump , Rusia do të kërkojë që Ukraina të ndërpresë lidhjet me aleancën e NATO-s dhe të bëhet një shtet neutral me një ushtri të kufizuar, shkruan “Bloomberg”. Putin është gjithnjë e më i bindur se ai ka dorën e sipërme në fushën e betejës në Ukrainë dhe është i vendosur të arrijë qëllimin e tij për të mbajtur Kievin jashtë NATO-s dhe për të kufizuar aftësitë e tij ushtarake.

Pozicioni i Kremlinit është se, megjithëse anëtarë të caktuar të aleancës së NATO-s mund të vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, ato nuk duhet të përdoren kundër Rusisë ose për të rimarrë territorin, tha një nga burimet e njohur me përgatitjet e Moskës për negociatat e mundshme. Kushtet ruse përfshijnë mbajtjen, të paktën de fakto, të kontrollit të rreth 20% të territorit rus në Ukrainë, që përfshin Krimenë. Megjithatë, disa burime thonë se Moska është e hapur për disa shkëmbime territoresh. Një pozicion i tillë i Putinit sfidon dëshirën e Trump për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur dhe mund të jetë projektuar pikërisht për t’i dhënë Moskës kohë manovrimi për negociata.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm