Talibanët për vite të tëra e kanë paraqitur veten para botës së jashtme si një front të bashkuar dhe i kanë mbajtur nën kontroll të rreptë kundërshtarët brenda radhëve të veta.
Megjithatë, shfaqja e paparë deri më sot e mospajtimeve ka bërë që përçarjet brenda grupit militant të dalin në sipërfaqe, si dhe e ka vënë në pah një luftë të madhe për pushtet.
Ndarjet e brendshme mund të shndërrohen në dhunë dhe ta shkaktojnë një luftë të re civile që do ta destabilizonte edhe më shumë rajonin e dhunshëm, paralajmërojnë ekspertët.
“Pavarësisht zakonit të tyre për unitet dhe fshehtësi, së voni ata e kanë shfaqur publikisht mungesën e unitetit”, tha Michael Semple, ish-këshilltar i BE-së dhe OKB-së në Afganistan.