E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Luis Suarez njofton pensionimin nga kombëtarja e Uruguait

Sulmuesi Luis Suarez ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund karrierës me kombëtaren e Uruguait.

Ndeshja kualifikuese e uruguaianit për Kupën e Botës në shtëpi kundër Paraguait (7 shtator) do të jetë paraqitja e tij e fundit për kombëtaren.

“Do të jetë ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Është e vështirë për mua ta them por më jep qetësi që deri në ndeshjen e fundit kam dhënë gjithçka”, ka thënë Suarez në njoftimin e tij.
<div class=”code-block code-block-43 code-block-pas-paragrafit-2t-inarticle-outstream”>
<div data-id=”jBsDrr2VjZQa”>
<div class=”orp-player-wrapper orp-aspectRateFixed orp-player-ipm orp-player-ipm-hidden orp-force-hide-player”>Më herët, 37-vjeçari shpesh tregonte se luan me dhimbje të mëdha fizike, të cilat ndonjëherë bëhen të padurueshme.</div>
</div>
</div>
‘El Pistolero’ gjithashtu mund të tërhiqet nga futbolli në tërësi këtë ose vitin e ardhshëm.

 

Suarez do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar me 142 paraqitje mbresëlënëse në të cilat regjistroi mbi 100 kontribute në gola.

Ai fitoi një Copa America dhe përfundoi i treti në Kupën e Botës 2010 me Uruguain.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm