E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Lumir Abdixhiku nga tubimi në Gurrakoc: Jemi shumë, po bëhemi më shumë

Lidhja Demokratike e Kosovës tubimin e radhës sot e kanë mbajtur në fshatin Gurrakoc të Istogut. Ku shihet se ka pasur një interesim të madh të qytetarëve.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka thënë se qytatarët e Kosovës kanë vetëm një adresë kur gjërat shkojnë mbrapshtë e eksperimentet përfundojnë, kanë LDK-në, shtëpinë e tyre të vetme.

”Sepse, le ta themi qartë, e le ta themi thjeshtë, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresëdhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës– shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm