E mërkurë, 19 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Macron para takimit me Vuçiqin: Pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Presidenti francez Emmanuel Macron para takimit dypalësh me homologun serb Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se është e rëndësishme që Serbia të vazhdoje të specifikojë zgjedhjen e saj, duke harmonizuar pikëpamjet e saj me ato evropiane.

Në këtë aspekt rikujtoi takimin në Tiranë dhe atë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky – duke pranuar se ka shumë pika tjera ndër të cilat është lliria e mediave – që janë të rëndësishme në rrugën evropiane.

Në anën tjetër, mediat serbe shkruajnë se presidenti serb ka kundërshtuar pretendimet e Macronit sesi Beogradi dhe Prishtina “bënë diçka” – duke thënë se autoritetet e Kosovës sipas Vuçiqit nuk kanë bërë asgjë.

Kreu i shtetit francez iu referua edhe çështjes së Kosovës, duke shtuar se është një premtim dhe zotim për të ardhmen e rajonit, gjegjësisht se gjithçka që përmban marrëveshja e Brukselit e arritur një vit më parë, duhet të përmbushet.

“Franca do të bëjë gjithçka për të siguruar që të përmbushen detyrimet e marra nga ajo marrëveshje, që hapi i dytë të përmbushet. Kjo është ajo për të cilën do të flasim sonte, pse të gjithë këta hapa janë thelbësorë”, shtoi Macron.

Ai theksoi se është e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë.

“Jam i vetëdijshëm për vështirësitë e arritjes së një kompromisi, por shpresoj që liderët do të kenë vizionin dhe forcën për të këmbëngulur dhe për të kontribuar në stabilitetin në rajon”, tha Macron.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm