E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Maqedonasit në katër koalicione, shqiptarët s’mbushen mend

Shkup, 6 nëntor – Partitë politike maqedonase vrapojnë të krijojnë sa më shumë koalicione parazgjedhore, ndërkohë partitë shqiptare ende nuk kanë marrë mësim nga e kaluara. Mbetja  në gjashtë njësi zgjedhore dhe me sistemin e Dontit  për numërimin mandateve të deputetëve,  pritet të djegë mijëra vota shqiptare. Nga ana tjetër, jo vetëm dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO dhe LSDM, të cilat me vite në gjirin e vet kanë parti më të vogla politike,  por edhe partitë më të vogla janë bashkuar në dy blloqe më të mëdha me tre ose më shumë parti. VMRO Popullore e Lupço Georgievskit, Të bashkuar për Maqedoninë e Lube Boshkovskit dhe Partia Dinjiteti e Stojançe Angellovit, tre ish figura të forta të VMRO-së, të premten kanë lidhur koalicion parazgjedhor me moton “VMRO për Maqedoninë”, sfiduese për VMRO-DPMNE –në e Nikolla Gruesvkit. Koalicion parazgjedhore nga partitë maqedonase do të ketë edhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, partia e Jove Kekenovskit dhe dy parti tjera. Katër koalicionet parazgjedhore në kampin politik maqedonas  ka gjasa reale që të rrezikojnë votën shqiptare në Njësinë 1, në Njësinë 2 dhe në Njësinë 5, kjo për faktin se dy partitë, VMRO-Popullore dhe Të bashkuar për Maqedoninë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

 

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm