E martë, 3 Dhjetor, 2024
2.8 C
Skopje

Maqedonia dyfishon tregtinë me Kosovën

Ndërtimi autostradës Shkup- Bllacë dhe ndërtimi i terminali doganor në Jazhincë pritet të lehtësojë edhe më shumë lëvizjen e lirë të mallrave. Edhe rrumbullakimi i korridorit tetë pritet të rrisë më tej tregtinë

               

Fisnik PASHOLLI

 

Shkup, 19 shtator- Tregtia e Maqedonisë së Veriut me Kosovë dhe Shqipërinë po shënon rritje në periudhën e fundit. Republika e Kosovës është partner i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë e Veriut dhe vlerësohet si një ndër vendet me këmbimin më të madh tregtar. Infrastruktura rrugore e rregulluar së fundmi ka ndikuar edhe më shumë në shkëmbime tregtare andaj është lehtësuar tregtia midis dy vendeve. Gjithashtu edhe ndërtim autostradës Shkup- Bllacë dhe ndërtimi i terminali doganor në Jazhincë pritet të lehtësojë edhe më shumë lëvizjen e lirë të mallrave. Edhe rrumbullakimi i korridorit tetë pritet të rrisë më tej tregtinë.

Edhe të dhënët statistikore mbështesin rritjen e tregtisë ku eksporti i Maqedonisë në Kosovë në periudhë janar- korrik 2020 ka qenë i vlefshëm 129 milionë euro për tu rritur në 217 milionë euro në të njëjtën periudhë të këtij viti. Në të njëjtën kohë ka pasur një eksport shumë të vogël të Kosovës që nuk ka arritur as 20 milionë euro në vitin 2017. Mirëpo eksporti i Kosovës ndaj Maqedonisë është rritur në 69 milion ero vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti. Ky trend fillon që tre vite më parë. Këmbimi tregtar midis dy shteteve në vitin 2020 ka qenë 266 milionë euro, ku Maqedonia ka eksportuar mallra me vlerë prej 233 milionë euro . Dy vite më vonë kemi rritje të dukshme të tregtisë midis dy vendeve fqinje. Në vitin e kaluar këmbimi tregtar ka arritur në 482 milionë euro, prej të cilave eksporti i Maqedonisë ka qenë e i vlefshëm 378 milionë euro. Vlerësohet ndër të tjerash se sivjet edhe masa e sigurisë të vendosura tre muaj më parë nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe ka ndikuar që të rritet importi nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

 Njëherësh produktet nga Serbia po zëvendësohen po ashtu edhe me produkte nga Bashkimi Evropian. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulëzim Rafuna, thotë se nga statistikat shihet se ka një ngritje të importeve të mallrave sidomos nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Sipas Rafunës produktet që nuk janë importuar nga Serbia, kanë filluar të zëvendësohen nga shtetet fqinje. Po ashtu Rafuna thotë se kompanitë e huaja që operojnë në Serbi kanë shprehur shqetësimin për masën e sigurisë të vendosur nga Kosova.

Nga ana tjetër, Shqipëria po shënon rritje të eksportit drejt Maqedonisë së Veriu. Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me 39 milionë euro përgjatë 11-mujorit janar-nëntor të vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-nëntor u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë rreth 140 milionë euro.

INSTAT bëri të ditur se gjatë 11 mujorit të vitit që shkoi edhe importet shënuan një rritje me 17 milionë euro. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 121 milionë eurove, kundrejt 103 milionë eurove që ishin në 11 muajt e 2021-shit.

 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe, që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore.

Në vitin 2022, eksportet nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri arritën në mbi 102 milionë euro, që është një rritje prej 7 për qind krahasuar me vitin 2021 dhe një rritje prej 40 për qind krahasuar me vitin 2019.

Eksportet Shqiptare në Maqedoninë e Veriut dominohen nga materialet e ndërtimit, nafta dhe produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi.

 Importet përfaqësohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, ushqimet e përpunuara, produktet kimike dhe plastike, si dhe mineralet. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm