E martë, 17 Qershor, 2025
16.8 C
Skopje

Maqedonia e gatshme të ndajë 5 për qind për nevojat e NATO-s

Shkup, 1 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me ndarjen e pesë për qind nga Buxheti për mbrojtje, sot sqaroi se kërkesat janë që të bëhet një plan i qartë veprimi në një afat të caktuar dhe praktikisht të ndahen nga Buxheti pesë për qind për nevojat e NATO-s.

“Këtu duhet të jemi të vetëdijshëm se në atë pesë për qind hyjnë edhe projektet infrastrukturore, si investime kapitale, të cilat praktikisht do të shfrytëzohen për nevojat e Aleancës”, deklaroi Mickoski pas vizitës në Repartin e rindërtuar për kontroll sistematik në Institutin për shëndet publik.

Ai shtoi se këtu hyjnë edhe një numër i madh i projekteve infrastrukturore, të cilat si shtet do t’i bëjmë. “Ne në këtë moment jemi diçka mbi 2,5 për qind, e ajo që ishte maksimum në atë kohë prej dy për qind, tani është minimum. Shumë vende anëtare të NATO-s ende nuk e ndajnë atë minimum”, tha Mickoski.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm