E diel, 26 Janar, 2025
1.8 C
Skopje

Maqedonia ka pagën më të ulët mesatare në rajon

RMV-ja ka pagat më të ulëta mesatare në rajonin e Ballkanit. Paga mujore neto në tetor ka qenë 685 euro – njoftoi Enti Shtetëror për Statistika

 

“RMV-ja mbetet pas nga vendet fqinje, ku punëtorët fitojnë më tepër. Në Bosnjë e Hercegovinë paga mesatare është 720 eu, në Mal të Zi – 944, në Serbi – 842, në Kroaci – 1.340, kurse në Slloveni – 1.514 euro” – thonë të dhënat e ESHS-së.

Pavarësisht se është rritur paga mesatare neto në krahasim me muajin e kaluar dhe se paga mesatare në RMV në 10 vitet e fundit është rritur për rreth 94%, RMV-ja vazhdon të mbetet në fundin e listave në Evropë sipas lartësisë së pagave minimale.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm