E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Maqedonia, shembulli i keq i intolerancës

Shkup, 16 nëntor – Kriza politike e shkaktuar nga mungesa e debatit mes partive është prezantuar si shembulli më i keq i funksionimit të tolerancës në një vend. Në konferencën e organizuar nga Akademia e Shkencës dhe Arteve dhe misioni i OSBE me rastin e ditës ndërkombëtare të tolerancës është diskutuar mbi “Dialogun mes civilizimeve dhe sfidat e tolerancës në moshën digjitale” nga ekspertë vendas dhe nga institucione të tjera shkencore nga rajoni. Zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni Xhefri Golldstajn duke iu referuar krizës serioze politike të viteve të fundit që ka rezultuar me regres në shumë fusha, mes të cilave edhe gjyqësori. Ai ka vënë në dukje se ata janë angazhuar për trajnimin e gjykatësve, prokurorëve publikë dhe policisë për të menaxhuar në formën e duhur krimin e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes. Vërejtjet e tij kanë qenë edhe me dispozitat ligjore që duhet të pësojnë ndryshime. “Shpresojmë se me Kuvendin e ri, mes tjerash, do të ndryshojë dhe plotësohet edhe Kodi Penal që të definohet më qartë gjuha e urrejtjes dhe krimi i urrejtjes”, ka thënë Goldstajn. Se çfarë ndodh kur mungon toleranca, akademiku Vllado Kambovski, drejtues i Qendrës së hulumtimeve strategjike së ASHAM e ilustron me marrëdhëniet mes subjekteve politike. “Është e paimagjinueshme sesi partitë shohin sesi të eliminojnë njëra-tjetrën… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm