KOHAKOHAKOHA
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Mariçiqi: Kemi kapacitet dhe motivim që t’i arrijmë standardet e nevojshme
Share
Font ResizerAa
KOHAKOHA
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
  • Sport
  • Video
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Aktuale

Mariçiqi: Kemi kapacitet dhe motivim që t’i arrijmë standardet e nevojshme

23.09.2022
Share
SHARE

Shkup, 23 shtator – Kemi kapacitet dhe motivim që në mënyrë adekuate ta përgatisim vendin tonë dhe institucionet tona përmes ndërtimit të kapacitetit administrativ të fuqishëm dhe të integruar të agjencive për zbatimin e ligjit dhe trupa të tjerë relevantë, prej të cilëve pritet që t’i mbërrijnë standardet e nevojshme, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropian dhe kryenegociator për vendin tonë me BE-në, Bojan Mariçiq në skriningun e sotëm sqarues në Bruksel për Kapitullin 24 “Drejtësi, Liri dhe Siguri”.

Mariçiqi theksoi se ekipi negociator nga Maqedonia e Veriut nga kjo sferë ndjek përvojën paraprake të fituar dhe vazhdon me rregullativat e reja ligjore nga viti 2019 deri më sot, duke potencuar se kjo është përparësi e madhe për ne të cilën duhet ta shfrytëzojmë dhe ta valorizojmë.

Sipas Mariçiqit, siç informoi Sekretariati i Çështjeve Evropiane, Kapitulli 24 është “zemra e bisedimeve”, bashkë me Kapitullin 23, para dhe tani si pjesë e Grupit “Themelet”, sipas metodologjisë së re, për të cilën shprehu bindje se vizioni ku jemi sot dhe ku duhet të jemi deri në vitin 2030 do të reflektohet në Udhërrëfyesin e kërkuar për sundimin e drejtësisë.

Advertisements

Në fjalimin e tij zëvendëskryeministri theksoi gjithçka që ka bërë Maqedonia e Veriut në pjesën e luftës kundër terrorizmit, duke përmendur se është miratuar Ligj për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit – me qëllim të harmonizimit me Direktivën 5 për AML për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për objektivat e larjes së parave ose financimin e terrorizmit (viti 2018/843) dhe rekomandimet e shqyrtuara të Grupit të Punës së Aksionit Financiar.

“Plani i përbashkët i veprimit për luftë kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor mes Komisionit Evropian dhe organeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si kornizë për veprim të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, në vazhdimësi zbatohet”, shtoi zëvendëskryeministri.

Mariçiq theksoi gjithashtu se Qeveria e miratoi Vlerësimin Kombëtar të Rrezikut në mars 2020 në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe përmendi Planin kombëtar të miratuar për riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer dhe anëtarëve të familjeve të tyre me pjesëmarrjen e disa institucioneve shtetërore dhe aktorëve socialë me qëllim zbatimin e prioriteteve të përcaktuara në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.

Sot përfundon dita e dytë e prezantimeve nga Komisioni Evropian për legjislacionin dhe standardet e BE-së në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë për ekipet negociatore nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në këtë fushë. Nga e hëna nisin takimet e skriningut sqarues për kapitullin 23 – “Gjyqësor dhe të drejta themelore”.

E.A. 23.09.2022 23.09.2022
Share This Article
Twitter Email Copy Link Print
Previous Article I PAPREKSHMI! Viktor Dimovski, më i fortë se qeveritë
Next Article Zvicra ua ndalon shqiponjën futbollistëve shqiptarë në Botëror

Përzgjedhja e redaktorit

Historia e tre vajzave: Ligji më detyron të kryej marrëdhënie me burrin, edhe pse s’dua!

Aktivistët janë përpjekur të ndryshojnë ligjin prej vitesh, por ata thonë se janë kundër konservatorëve që argumentojnë se ndërhyrja e…

Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit (TABELA)

Shkup, 7 dhjetor - Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë…

40 vjet në shërbim të Kubës, ja si spiunoi ish- diplomati amerikan për regjimin e Kastros

Historia e një prej infiltrimeve më afatgjata nga një agjent i huaj në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktuale

“Respekt dhe besim i veçantë”, Xhaferi falënderon Ali Ahmetin

Kryeparlametari Talat Xhaferi e pranon vendimin e Kryesisë Qendrore të BDI-së që ai të jetë kryeministër i parë shqiptar, ndërsa…

Aktuale

Mexhitit nuk i bën përshtypje kryeministri shqiptar:  Shtëpi e rrënume me fasadë të renovume

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, i pyetur nga TV21 rreth vendimit të BDI-së…

Aktuale

VMRO-DPMNE e quan Talat Xhaferi dezertues njëlloj sikurse Kovaçevskin

VMRO-DPMNE përmes një kumtese të lëshuar për media thonë se ashtu sikur Kovaçevski i cili ka dezertuar nga armata edhe…

Aktuale

Restorantet e Ohrit ulin çmimet për të pasur klientë vendor

Disa gastronomë të Ohrit kanë filluar të ulin çmimet e shërbimeve, nga frika se mund të vënë çelës në derë…

  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Mariçiqi: Kemi kapacitet dhe motivim që t’i arrijmë standardet e nevojshme
Share
KOHAKOHA
  • Ndryshe me
  • Reth nesh
  • Impresumi
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Arkivi PDF
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
SAVE & ACCEPT
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?