Izraeli ka bërë të ditur se ka marrë një listë me katër pengje femra që Hamasi ka vendosur të lirojë të shtunën. Ky shkëmbim pengjesh konsiderohet raundi i dytë i lirimeve sipas marrëveshjes së armëpushimit të rënë dakord këtë muaj.
Zyra e Kryeministrit izraelit tha se lista është marrë përmes ndërmjetësve dhe shtoi se përgjigja e Izraelit do të jepet më vonë. Tre pengjet e para, Emily Damari, 28 vjeç, Romi Gonen 24 vjeç, Doron Steinbrecher, 31 vjeç, u liruan të dielën. Në të njëjtën kohë, 90 të burgosur palestinezë u liruan nga Izraeli.
Lirimi i grupit të dytë të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë izraelitë është pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit e cila pritet të zgjasë edhe pesë javë të tjera. Sipas kushteve, 26 pengje të tjerë izraelitë dhe qindra të burgosur palestinezë duhet të lirohen gjatë asaj kohe.
Hamasi dhe aleatët e tij ende mbajnë 91 persona të kapur nga Izraeli më 7 tetor 2023. Ka edhe tre pengje të tjera që janë mbajtur rob që nga viti 2014 dhe janë ende në Gaza. Në total, 251 persona u kapën nga Izraeli më 7 tetor 2023.
Sipas kushteve të marrëveshjes, trupat izraelite do të tërhiqen nga disa pjesë të Gazës dhe sasia e ndihmave humanitare që rrjedhin në Gaza do të rritet.
Më shumë se 47 mijë palestinezë, shumica civilë, janë vrarë në ofensivën e Izraelit.
Që nga armëpushimi, islamistët kanë demonstruar sërish forcën e tyre në Rripin e Gazës dhe janë shfaqur publikisht me mjete luftarake. Ekspertët e pavarur supozojnë se milicia ka ende shumë luftëtarë. Kjo ngre një pyetje të shumta për efiçensën e luftës së Izraelit në Gaza. (A2 Televizion)